Pyetja:

A është e lejueshme të kryhet detyra e Zekatul-Fitrit në ditën e parë të Ramazanit? Dhe, a është e lejueshme të shpërndahet në para?

***

Përgjigjja:

Për sa i përket kryerjes së tij në ditën e parë të Ramazanit, për këtë ka ikhtilaf (dallim opinionesh mes dijetarëve) lidhur me të. Opinioni më i saktë është se kjo s’është e lejueshme, ngaqë kjo quhet Zekatul-Fitr, dhe el-Fitr (përfundimi i agjërimit) nuk ndodh veçse në fund të muajit. Po ashtu, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që kjo të kryhet para se njerëzit të shkojnë për ta falur namazin e Bajramit. Së bashku me këtë, sahabët e jepnin Zekatul-Fitrin një apo dy ditë para Bajramit.

Për sa i përket dhënies së Zekatul-Fitrit në para, kjo është pikë mospajtimesh. Dhe opinioni i saktë, siç unë e shoh, është se nuk jepet veçse në ushqim. Kjo ngaqë Ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë të detyrueshëm Zekatul-Fitrin me nga një saa’ hurme apo një saa’ elb…” [1] (Një saa’ është e barabartë me katër mudd, dhe një mudd është e barabartë me sasinë që mbajnë dy pëllëmbët e bashkuara. Kjo është masë me vëllim, jo me peshë).

Ebu Se’id el-Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Ne shpërndanim (zekatul-fitrin) në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ me nga një saa’ ushqim, dhe ushqimi ynë ishin hurmat, elbi, rrushi i thatë, djathi…” [2] Pra, nga kjo na bëhet e qartë se Zekatul-Fitri nuk jepet veçse në ushqim. Dhe, shpërndarja e tij në ushqim e shfaqë atë dhe e tregon atë, dhe të gjithë anëtarët e familjes dinë për këtë. Në këtë mënyrës ka një shfaqje apo manifestim të këtij aspekti të fesë.

Për sa i përket dhënies së tij në para, kjo bën që ai të fshihet, dhe ndoshta personi mund t’i bëjë favor vetes, duke e dhënë atë në para, dhe kështu ta zbresë sasinë e tij. (Meqë sasia do të ndryshonte nëse krahasojmë vlerën e një saa’ hurmash me një saa’ elbi për shembull. Meqë një saa’ elb është rreth 7 rijalë (2 dollarë), ndërsa një saa’ hurma ka shtrirje – sipas kualitetit – prej 25 rijalë (7 dollarë) për kualitet më të ulët deri në 42 rijalë (12 dollarë) për kualitetin e mesëm, dhe deri 175 rijalë (49 dollarë) për kualitetin më të mirë të saa’). Andaj, respektimi i saktë i Ligjit (Kuran dhe Sunet) është më i mirë dhe është i bekuar. Dikush mund të argumentojë se shpërndarja e ushqimit nuk i bën dobi të varfrit. (Por, ne themi) personi i varfër – nëse vërtet është i tillë – me siguri do të përfitojë nga ushqimi.

Shejh Ibn Uthejmin

“Fetaua Ramadan”, vëll. II, fq. 935, fetua nr. 921 & “Fetaua”  vëll. I, fq. 463.

——————————–

[1] Buhariu 2:579

[2] Buhariu 2:582