Pyetja:
Disa imamë në xhami në Ramazan, e zgjasin lutjen e tyre dhe disa e shkurtojnë atë. Pra cila është me vend?
***
Përgjigjja:
Ajo që është me vend është që ajo të mos zgjatet e as të mos jetë e shkurtër. Zgjatja e cila është e vështirë për njerëzit është e ndaluar. Kur lajmi i mbërriti të Dërguarit të Allahut ﷺ se Muadh Ibn Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur me të) zgjaste namazin e tij kur ai falej me xhemat, Pejgamberi ﷺ u hidhërua aq shumë, saqë kurrë s’kishte qenë hidhëruar në këshillim ngjashëm me këtë herë. Dhe ai ﷺ i tha Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur me të): “A mos je njeri magjepsës, o Muadh?”
Pra, ajo që është e përshtatshme është të shkurtohet (lutja) në atë që është transmetuar (nga Pejgamberi ﷺ), apo të shtohet ngase padyshim që zgjatja është e vështirë për njerëzit meqë ajo i rraskapitë ata, posaçërisht të dobëtit midis tyre. Midis njerëzve janë ata rreth tij që nuk duan të largohen deri para imamit, kështu që bëhet vështirë për ta që të mbeten prapa imamit.
Këshilla ime për vëllezërit e mi imamë është (të balancojnë) të jenë mes asaj që është e gjatë dhe asaj që është e shkurtër, ashtu siç është e përshtatshme që nganjëherë të lihen ato (lutjet) në mënyrë që të mos mendohet nga masa e përgjithshme se lutja është detyrë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëll. II, f. 832, fetua nr. 829.
“El-Fetaua libni Uthejmin – Kitab ed-da’ueh”, vëll.I, f.198-199.