Pyetja:
Cila është mirësia e agjërimit të gjashtë ditëve nga muaji Sheval?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ.
Transmetohet nga Ebu Ejjub (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me gjashtë ditë agjërim nga muaji Sheval konsiderohet sikur ka agjëruar gjithë vitin.”
Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Sheval pas mbarimit të muajit të Ramazanit konsiderohet si agjërimi i gjithë vitit.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu fetaua ue rasail” (20)
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————
[1] Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu