Pyetja:

A lejohet dhënia e zekatit të fitrave në dhjetë ditët e para të Ramazanit?

***

Përgjigjja:

Zekati i fitrit quhet kështu, sepse ndërprerja e agjërimit është shkak për të. Pasi ndërprerja e agjërimit të Ramazanit është shkak i kësaj lëmoshe, atëherë kjo lëmoshë  duhet të jetë në një kohë  me ndërprerjen e agjërimit e jo para saj.

Koha më me vlerë për të dhënë këtë zekat është dita e bajramit, para namazit të Bajramit.

Por lejohet të jepet një ose dy ditë para bajramit, për shkak të lehtësimit që i ofrohet dhënësit dhe marrësit. Ndërsa të jepet para kësaj kohe, mendimi më i saktë është se nuk  lejohet.

Nga kjo kuptojmë se dhënia e sadakatul fitrit ka dy kohë:

kohë në të cilën lejohet d.m.th., një apo dy ditë para Bajramit.

koha më me vlerë d.m.th., ditën e Bajramit para namazit.

E sa i përket vonimit të tij deri mbas pas namazit, nuk lejohet dhe nuk e shlyn këtë sadaka.

Për këtë bazohemi  në hadithin që e transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!):

“Kush e jep atë para namazit, ai është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, ajo është si çdo sadaka tjetër.” [1]

Prej kësaj bën përjashtim rasti me njeriun, i cili nuk e ka ditur se është ditë Bajrami, sikurse të banoj në largësi dhe nuk informohet përveçse vonë apo diçka e ngjashme.

Në këtë rast nuk prish gjë që ta japw këtë zekat pas namazit të Bajramit dhe e shlyen kjo sadakatul fitër.

Shejh Ibn Uthejmin, “Pyetje dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit” /370-271

——————————-

[1] Ebu Davudi 1609 dhe Ibn Maxhe 1827