Pyetja:

A lejohet për udhëtarin të bashkojë namazet pa i shkurtuar ato ose t’i shkurtojë pa i bashkuar?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet të veprojë kështu, por shkurtimi i tyre është më i mirë se plotësimi i tyre, sepse Allahu i Lartësuar dëshiron prej nesh ta pranojmë lehtësimin që na jep, ashtu siç dëshiron që urdhrat të kryhen.

Kështu që bashkimi dhe shkurtimi i namazeve gjatë udhëtimit është më i mirë për udhëtarin, sipas asaj çka kemi përmendur.

Komisioni i Përhershëm i Fetvave, “Fetva islame”, vol 2, f.422.

Përktheu: M. Tafa