Pyetja:

Dy burra u lidhën pas imamit duke mos e arritur rekatin e fundit, por arritën teshehudin e fundit. Pas dhënies selam të imamit, a lejohet që njëri prej tyre t’i prijë tjetrit (si imam) në plotësimin e namazit?

***

Përgjigjja:

Dijetarët (Allahu i mëshiroftë!) thonë se ‘pasi imami përfundon namazin, nuk ka problem ta bëjnë diçka të tillë.’ Porse ky veprim nuk ka qenë i njohur tek të parët tanë (selefët). Porse kjo është prej fjalëve të fukahave (Allahu e mëshiroftë!). Ajo që mendoj se është më e saktë është që secili prej tyre ta fali (plotësojë) namazin i vetëm.

Shejh Ibën Uthejmini, “Fetaua ala et-Tarik fi Mesail Muteneuuiah”

Përktheu: Unejs Sheme