Pyetja:
Më kanë treguar disa njerëz të mençur, e prej atyre që gjykojnë drejtë se kanë prezantuar në xhenazen e një muslimani e cila ishte shumë e lehtë, e në një xhenaze tjetër e cila ishte shumë e rëndë dhe një i tretë kur u bën gati që ta nxirrnin nga shtëpia xhenazja filloi të levizte mbi kokat e tyre. Sa të vërteta janë këto histori fetarisht? Duke e ditur se personat që i kanë treguar këto histori janë të sigurtë dhe besnik dhe se gënjeshtra është larg tyre.
***
Përgjigjja:
Nuk dimë ndonjë argument që të flasë për lehtësimin e xhenazes apo rëndesës së saj, përveç shkaqeve fizike ndijore, që është pesha e vetë njeriut, në lehtësimin apo rëndimin e tij. Ai që pretendon se kjo ka të bëjë me nderimin e të vdekurit nëse është i lehtë, apo shthurjen e tij nëse është i rëndë, kjo nuk ka asnjë bazë në fe, për aq sa ne kemi dijeni. Kurse sa i përket lëvizjes së xhenazes në arkivol, kjo tregon se ai është akoma i gjallë dhe se akoma nuk ka ndërruar jetë, ndaj duhet rishikuar çështja e tij nga një mjek specialist, që të shikojë se a është akoma gjallë apo ka vdekur, e mos të nxitohet në varrosjen e tij deri sa të sigurohet bindshëm vdekja e tij.
Suksesi vjen vetëm prej Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë Muhamedin ﷺ, familjen e tij dhe shokët e tij.
Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike.
Kryetari: Abdulaziz ibn Baz
Antar: Abdullah ibn Kuud
Antar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama