Pyetja:

Kurani, a konsiderohet  fjalë e Zotit të Lartësuar, apo është libër lutjesh?

***

Përgjigjja:

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Tij janë për të Dërguarin e Tij ﷺ.

Kur’ani është fjala e Allahut, të cilën Xhibrili e dëgjoi prej Zotit të Larmadhëruar dhe ia zbriti Muhamedit duke i’a lexuar. Ky Kuran përmban brenda tij edhe lutje, siç është p.sh edhe kjo lutje: O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!” (Ali Imran: 8)

Kjo lutje është ajet prej fjalës së Allahut të Lartësuar.

[Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva]

Kryetar: Shejh Abdul Aziz bin Baz

Përktheu: Fatjon Isufi