Pyetja:

Si qëndron puna me agjërimin gjatë udhëtimit?

***

Përgjigjja:

Nëse udhëtari agjëron ai gjendet brenda tri situatave:

E para: Agjërimi t’i sjellë shumë vështirësi atij. Në këtë rast i ndalohet atij të agjërojë edhe pse agjërimi i tij konsiderohet i saktë. Bazuar në hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan (që e ngre te Profeti ﷺ): “ata janë kundërshtues (të urdhrit të Profetit ﷺ). Ata janë kundërshtues.” Për atë që agjëron duke patur vështirësi (gjatë agjërimit). [1]

E dyta: Agjërimi t’i sjellë vështirësi të lehtë. Në këtë rast është e pëlqyeshme që mos të agjërojë dhe urrehet agjërimi. Bazuar në hadithin e Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), në të cilin Profeti ﷺ thotë: “Nuk është prej devotshmërisë agjërimi në udhëtim.” [2]

E treta: Agjërimi nuk i sjellë vështirësi. Më e mira në këtë rast është agjërimi, siç e kemi përmendur dhe me herët, bazuar në agjërimin e tij ﷺ (në udhëtim). Dhe kjo është më e shpejtë për largimin e përgjegjësisë (kryerjen e obligimit).

Shejh Khalid el-Mushejkih

Përktheu: Unejs Sheme

———————

[1] Muslimi

[2] Muslimi