Pyetja:

A ka bazë lutja: “O Allah! Na beko në: Rexhep, Shaban dhe na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin!”?

***

Përgjigjja:

Ky hadith përcillet nga Enes bin Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili thotë se Profeti ﷺ kur vinte muaji Rexhep thoshte: “O Allah! Na beko në: Rexhep, Shaban dhe na mundëso ta mbërrijmë Ramazanin!” [1]

Taberaniu pas transmetimit të hadithit thotë: Ky hadith nuk përcillet nga Profeti ﷺ veçse nëpërmjet këtij zinxhiri transmetimi ku ndodhet Zaide bin Ebij Err-Rrukad. Ky transmetues (Zaide bin Ebij Err-Rrukad) tek dijetarët e hadithit njihet si transmetues munker hadith që do të thotë se hadithet që vijnë prej tij nuk pranohen derisa të gjendet dikush tjetër që i transmeton veç tij. Kështu që hadithi përderisa nuk ka vetëm se këtë zinxhir transmetimin nuk mund të saktësohet si fjalë profetike prandaj dhe shejh Albani dhe po ashtu edhe shejh Shuajb Arnauti thonë për të: hadith i dobët.

Dr. Abdullah Nabolli

—————————

[1] Ahmedi, Bezzari, Taberaniu