Pyetja:
Hadithi: “Mosha e njerëzve të umetit tim është midis gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë (viteve). Ndërsa të pakët janë ata njerëz që do e kalojnë këtë” a është hadith autentik? Dhe çfarë kuptimi ka?
***
Përgjigjja:
Hadithin e transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe e ka nxjerr Tirmidhiu, i cili e ka konsideruar hadith të mirë (hasen), Ibën Maxhe, Ibën Hibbani në “Sahihun” e tij dhe Hakimi në “Mustedrakun” e tij ku thotë: “Hadithi është autentik sipas kushteve të Muslimit” dhe e ka aprovuar Dhehebiu. Kuptimi i hadithit është se në të shumtën e rasteve mosha e njerëzve të umetit të Muhamedit ﷺ nuk do e kalojë gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë vite. Profeti ﷺ vdiq dhe mosha e tij ishte gjashtëdhjetë e tri vjeç. Me Allahun është suksesi!
Shejh Muhamed bin Abdullah es-Sebil, “Fetaua ue Rasail Mukhtarah”
Përktheu: Unejs Sheme