Pyetja:
Si duhet të veprojë personi ditën e xhuma kur vjen në namaz dhe e gjen imamin në teshehudin e fundit? A të fal katër rekate apo të fal dy?
***
Përgjigjja:
Nëse personi vjen dhe imami është në teshehudin e fundit ditën e xhuma, atij i ka ikur namazi i xhumasë. Prandaj ai lidhet me imamin dhe fal namazin e drekës.
Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Kush arrin një rekat nga namazi, ai e ka arritur namazin.” Kuptimi i saj është se kush arrin më pak se kaq, ai nuk e ka arritur namazin.
Transmetohet nga Profeti ﷺ se ka thënë: “Kush arrin një rekat nga namazi i xhumasë, atëherë le t’i shtojë atij (rekatit) dhe një tjetër (rekat)”, sepse ai e ka arritur atë (namazin e xhumasë).
Shejh Ibn Uthejmin, “Likau Babil-meftuh”
Përktheu: Unejs Sheme