Pyetja:

A është e lejuar që vendosja e kokës së të vdekurit të jetë nga e djathta e imamit kur falet namazi i xhenazes?

***

Përgjigjja:

Nuk e di këtë sunet. Prandaj duhet që imami i cili do fal namazin e xhenazes që ndonjëherë ta vendosë kokën e xhenazes nga e majta e tij në mënyrë që t’u bëhet e qartë njerëzve se nuk është detyrë që koka e të vdekurit të jetë nga e djathta (e imamit), sepse njerëzit besojnë se patjetër duhet që koka e xhenazes të jetë në të djathtë të imamit.

Një veprim i tillë nuk ka bazë. Nuk ka dallim nëse koka e të vdekurit është në të djathtë të imamit apo nga e majta e tij. Në të kundërtën e asaj që mendojnë disa nga njerëzit e thjeshtë se patjetër duhet që koka e të vdekurit të jetë në të djathtë të imamit.

Shejh Ibën Uthejmini, “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 17

Përktheu: Unejs Sheme