Pyetja:

Si zgjedhet kryetari i shtetit?

***

Përgjigjja:

Besojmë se zgjedhja dhe vendosja e kryetarit të shtetit është detyrë kolektive fard kifajeh e një populli. Duke qenë se njerëzit e kanë të domosdoshme përzgjedhjen e një prijësi, i cili angazhohet për rregullimin dhe mbarëvajtjen e çështjeve të tyre jetësore. Ai i mundëson besimtarëve që të kryejnë obligimet fetare, merr përsipër organizimin e mbrojtjes së vendit nga çdo kanosje ose rrezik, si dhe garanton zbatimin e drejtësisë, e në veçanti ekzekutimin e penaliteteve ndaj shkelësve të ligjit. Përderisa ai përzgjidhet për drejtimin e shtetit dhe i besohet kjo detyrë, natyrshëm lind obligueshmëria për bindje ndaj tij, në gjërat e drejta e të mbara dhe që nuk bien në kundërshtim me ligjin e Allahut, në mënyrë që pushteti i tij të jetë i plotë dhe funksional. Gjithashtu, përpjekja në rrugën e Allahut është e vlefshme nën udhëheqjen e tij, pavarësisht faktit nëse ai është ose jo i devotshëm. Për ne është detyrë që të jemi përkrah tij, në çdo vepër të mirë, si dhe t’i ofrojmë këshillën e sinqertë sa herë të jetë e nevojshme.

Shejh Sa’ij