Pyetja:

Në Holandë namazi i jacisë falet në ora 24 ndërsa sabahu falet rreth orës 3. A ju lejohet muslimanëve atje që ta falin namazin e jacisë së bashku në kohën e akshamit domethënë pa i shkurtuar namazet mirëpo vetëm të bashkuara sepse muslimanët atje duhet të zgjohen herët për të shkuar në punë dhe disa hoxhallarë atje këtë e kanë lejuar.

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse kjo është koha e jacisë dhe e sabahut nuk lejohet vetëm se të falen gjithsecila në kohë. Kam për qëllim ata që konsiderojnë veten vendas e nëse ndokush e konsideron vetën si udhëtar atëherë lejohet bashkimi.

Allahu e di më së miri.

Imam Dr. Ahmed Kalaja