Pyetja:

Unë jam 30 vjeçar, para 1 viti jam bërë musliman. Edhe më parë musliman kam qenë ama veç me emër, nuk i kam ditur urdhëresat dhe ndalesat e fesë. Tash elhamdulilah i kam mësuar pak a shumë nga literatura dhe hoxhollarët e ndryshëm. Kam filluar namazin dhe jam i rregullt me të gjitha urdhëresat dhe ndalesat elhamdulilah! Ama unë nuk jam bërë  synet, a duhet të bëhem në këtë moshë që jam tani apo nuk lejohet pasi siç dihet shfaqja e auretit (vendeve të turpshme) është haram. Si të veproj, çfarë të bëj?

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po vëlla bëhu synet, sepse synetllëku është vaxhib (detyrë) dhe njëkohësisht pastërti e nderim për mashkullin. Ky është mendimi më i saktë sepse nuk ka mënyrë tjetër për ta arritur këtë vaxhib vetëm se kështu, përveç rastit nëse ai dëmtohet.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja