Pyetja:

A ju lejohet femrave muslimane udhëtimi me taksi brenda qytetit plus që taksisti është i moshuar?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po, ju lejohet nëse e kanë diçka me nguti nëse është siç treguat, sepse nuk futet në këtë rast te veçimi i ndaluar në sheriat (el-hulue). Por megjithatë duhet treguar kujdes. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja