Pyetja:

Çfarë shpërblimi ka mikpritja në Islam? Çfarë rëndësie ka?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sigurisht kjo është një temë e gjerë që ka nevojë për një trajtim më të gjerë, por mund të themi shkurtimisht se mikpritja është prej domethënieve të besimit dhe shenjave të tij, për këtë arsye është lavdëruar në Kuran e urdhëruar në hadithet e Profetit ﷺ. Madje mikpritja është një kapitull i veçante në kodin etiko-moral që duhet të realizojë besimtari për të qenë në pajtim me Allahun, Zotin e Tij.

Ai që të zgjedhë ty për të të ardhur do të thotë se të vlerëson, të respekton, të nderon, se ti ke një pozitë tek ai që të zgjodhi ty, se mund të këtë nevojë për ty.

A nuk është më se normale të themi se ti ndaj këtij personi obligohesh për pesë gjera:

për të parën vlerësim

për të dytën respektim

për të tretën nderim

për të katërtën të paktën dashamirësi

për të pestën ti përgjigjesh për hallin dhe nevojën e tij

Pa trajtuar edhe më thellë që ai mund të jetë gjaku yt apo farefis apo shok apo… apo etj.

Mikpritja e mikut ne legjislacionin islamik ka tre faza

1. El xhaizeh; dhurata me kuptimin herën e parë që vjen ai nderohet dhe respektohet me mundësitë më të mundshme të të zotit të shtëpisë.

2. Haku i tij; e drejta e tij që është tri ditë e tri net dhe për këtë njeriu obligohet mbi mundësinë dhe normalen, si për familjen e tij.

3. Nafile; vullnetare çdo moment mbi tri ditë e tri net.

Shembulli më i lartë për këtë ishte Ibrahimi -alejhi selam- i cili i la miqtë e tij për disa momente e kur erdhi, erdhi me viç të pjekur.

Duke vazhduar me traditën profetike në të folur apo në veprim, siç është hadithi i njohur: ”Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit të mirëpresë mysafirin e tij.” Apo veprimi në mikpritje saqë diku Zoti i Madh e qorton në Kuran, sepse ai dëmtohej e vetëm për të mos u prishur terezinë mysafireve s’ju thoshte atyre gjë, për të ardhur më vonë udhëzimi hyjnor, i cili mbetet si porosi për momente të tilla. Apo rastet kur Profetit si ﷺ gjendej gjë në shtëpi dhe thoshte duke iu drejtuar shokëve të tij: ”Kush i pret këta mysafirët e mi në emrin tim” apo dhe hadithet e tjera nga më të ndryshmet, që flasin për këtë temë.

Mikpritja ka qenë dhe vazhdon të jetë një traditë e mirë e popullit tonë, pavarësisht se me materializmin e kohëve të fundit ka filluar të zbehet ose të kufizohet shumë si koncept.

Imam dr. Ahmed Kalaja