Pyetja:

A është e lejuar të shpenzojmë shumë kohë e para duke luajtur lojëra kompjuterike, siç janë PUBG dhe Counter Strike?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

E rëndësishme është mos të bëhet pengesë për adhurimet apo detyrimet fetare, familjare, shoqërore, farefisnore, marrëdhëniet e punës etj. Mos harro se jeta është më  e shtrenjtë se të harxhohet në gjëra që s’vlejnë apo që s’bëjnë dobi, sepse më bëri përshtypje kur thatë: “veç per qejf”.

Allahu thotë: ”Padyshim me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.” (Rrad: 28) Argëtimi në Islam është i lejuar, po pa e tepruar.

Imam dr. Ahmed Kalaja