Pyetja:

Jam betuar në Zot se nuk do të tregoj për një fshehtësi që e kam, por nëse prindi më pyet për atë gjë unë i them se nuk është e vërtetë, por ai kërkon nga unë që të betohem në Zotin që të më besoj, çfarë të bëj në këtë rast? Sepse po që se nuk betohem prindi do të bindet se fjalët që i ka dëgjuar janë të vërteta, çarë të bëj në këtë rast, pres me padurim përgjigje.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Varet se çfarë është kjo gjë për të cilën je betuar, d.m.th.: a dëmtohet njeri nga ai sekret apo jo. Nëse dëmtohet ndonjë njeri, atëherë ti betohesh si e detyruar dhe obligohesh për pendim të sinqertë.

Ndërsa, nëse me këtë betim duhet të thuhet diçka që është e drejtë, mirëpo ti mendon se betimi qe ke bërë nuk ta lejon, Profeti ﷺ ka thënë: “Unë betohem për diçka dhe shoh më të arsyeshme se duhet bërë diçka tjetër, bej atë gjënë tjetër dhe shpaguaj betimin e bërë më parë”.

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja