Pyetja:
A lejohet thirrja e ezanit nga personi i cili nuk ka abdes?
***
Përgjigjja:
Shejh Albani (rahimehullah) ka thënë:
Tirmidhiu ka thënë: Dijetarët janë ndarë në disa mendime në lidhje me thirrjen e ezanit për personin që është pa abdes.
Disa dijetarë e kanë urryer këtë, siq janë: imam Shafiu dhe Is’hak ibn Rahuja.
Ndërsa disa të disa dijetarë e kanë lejuar një gjë të tillë siq janë: Sufjan eth-Theuri, ibn Mubareku dhe disa të tjerë.
Suad Shabani