Pyetja:

Nëse sahabët e nxirrnin nga xhamia personin që hante hudhër ose qep, pse s’e linin atë të falej edhe nëse u ngarkonte me gjynah? Kjo do ishte më e lehtë sesa gjynahu i lënies së namazit me xhemat?

***

Përgjigjja:

Profeti ﷺ në lidhje me personin që ha qep ose hudhër ka thënë: “Mos t’u afrohen xhamive tona.” [1]

Madje në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ nëse gjenin dikë që kishte ngrënë qep apo hudhër e nxirrnin atë prej xhamisë dhe e largonin deri në “El-Bekia” në mënyrë që njerëzit mos të dëmtoheshin nga era e tij.

Nëse njeriu nuk prezanton në xhami për namazin me xhemat për shkak të ngrënies së qepës ose hudhrës,[2] ai nuk ngarkohet me gjynah. Përveçse nëse ai i ka ngrënë ato me qëllim për të mos u falur me xhemat në xhami.

Çdo njeri që kundërmon erë të keqe nga e cila dëmtohen (ndjehen keq) njerëzit, a duhet ta nxjerrim nga xhami?

Po, çdo njeri që kundërmon erë të keqe nga e cila dëmtohen njerëzit e detyrojmë që të dal nga xhamia.

A ka të bëj çështja me ngrënien e qepës apo hudhrës apo ka të bëjë me erën e keqe?

Çështja ka të bëje me erën e keqe (për shkak të tyre). Prandaj nëse personi e largon erën e keqe, atëherë nuk ka problem (mund të falet në xhami me xhemat).

Shejh Ibn Uthejmin, “Sherh Sahihu el-Buhari”, vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————————

[1] Muslimi

[2] E çfarë mund të themi sot për mëkatin e prijes së duhanit, era e të cilit ndjehet si nga goja e pirësit ashtu dhe nga rrobat e tij?!