Pyetja:

Nëse një vajzë i thotë një djali të pranova për burrë timin, ndërsa djali i thotë unë të marr për grua dhe për këtë kam dëshmitarë Allahun, por pa prezencën e përgjegjësit të vajzës dhe dy dëshmitarëve. Dhe pas këtij akti bëjnë dasëm dhe martohen, a është kjo në rregull apo jo?

***

Përgjigjja:

Thotë Muhamedi ﷺ: “Nuk ka nikah (akt martese) pa prezencën e veliut (përgjegjësit të vajzës) dhe dy dëshmitarëve” 

Thotë Imam Tirmidhiu për ata që e marrin për bazë thënjen e IbnAbasit: “Nuk ka niqah vetëmse me nijet”; ”Ua bëjmë të qartë se të parët tanë nga sahabet dhe tabi’inët e kanë qartësuar kuptimin e fjalës së ibn Abasit, se nuk ka nikah pa dëshmitarë”. [1].

Prandaj nëse ju ka ndodhur ashtu siç e keni përmendur më lartë, jeni të obliguar ta bëni aktin e martesës sipas Islamit dhe aktin të cilin ju e keni llogaritur si valid, në fakt është akt martese i pavlefshëm.

Përktheu: Senad Ramadani

————————

[1] Xhami eTirmidhi 235/4