Pyetja:

Është e ditur se kur martohemi herën e parë ndodhin disa ceremoni martesore. Nëse unë pas ndarjes nga gruaja dëshiroj ta kthej atë, a kërkohet nga unë që përsëri t’i kaloj ato faza?

***

Përgjigjja:

Nëse një njeri ndahet nga gruaja e tij dhe kjo është ndarja për herë të parë apo të dytë dhe ajo është ende në I’ddet (periudhë kohore – deri sa të pastrohet tre herë nga cikli mujor apo të lindë nëse është shtatzënë) atëherë burri e kthen me fjalën: “Të ktheva, ti je gruaja ime përsëri”, apo me ndonjë vepër e cila bëhet me qëllim kthimi.

Është sunet që gjatë kthimit të prezantojnë dy dëshmitarë. Thotë Allahu i Madhëruar:

E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet,ose ndanu prej tyre si është e udhës,e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshmitë zbatoni për hirë të Allahut” (Talak, 2)

E nëse ajo e përfundon kohën e pritjes pa e kthyer burri i saj, atëherë ajo është për të sikurse gratë e tjera, e kërkon për martesë dhe e bën aktin e martesës ashtu siç do ta bënte me ndonjë grua tjetër.

Ndërsa nëse e ka ndarë tre herë atëherë nuk i lejohet atij ta kthen, përpos nëse ajo martohet me ndonjë burrë tjetër dhe ka kontakt intim me të dhe pastaj ndahet nga ai (i dyti, por jo me qëllim që ta marton përsëri i pari).

Përktheu: Senad Ramadani