Pyetja:

A është përngjasimi me qafirat apo përngjasimi i burrit me gruan dhe anasjelltas i ndaluar në përgjithësi apo është me kufizime?

***

Përgjigjja:

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut.

Esenca në ndalesën e përngjasimit me jobesimtarët janë fjalët e Pejgamberit ﷺ, të cilat i transmeton Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë: “Dhe kush i përngjason një populli ai është prej tyre”.

Në Kuran dhe Sunnet janë të përbuzur pasuesit e epsheve të qafirave dhe na ka urdhëruar që ti kundërshtojmë ata.

Dijetarët e kanë qartësuar se përngjasimi është disa lloje. Më e larta është përngjasimi i cili është kufër, ndërsa llojet tjera të përngjasimit janë në shkallë më të ulët sesa kufri. Pra lloji i gjunahit mvaret prej llojit të përngjasimit edhe mvaret sipas asaj se çka ka ardhur rreth përngjasimit në tekste sheriatike (në Kuran dhe sunnet) në të cilat ndalohet që tu përngjasohet atyre ose urdhërit që mos t’u përngjasojmë atyre.

Në bazë të kësaj kuptojmë se përngjasimi me qafirat mund të jetë kufër, shfrenim, mëkat dhe gabim dhe mund të jetë e papëlqyer.

Ndërsa esenca në ndalesën e përngjasimit me gratë, është fjala e Pejgamberit ﷺ e transmetuar nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ku thotë:

Allahu i ka mallkuar gratë të cilat u përngjasojnë burrave dhe burrat të cilët u përngjasojnë grave”. [1]

Ndërsa në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë:

E ka mallkuar i Dërguari i Allahut ﷺ burrin i cili veshë rroba të grave dhe gruan e cila veshë rroba të burrave”. [2]

Në bazë të kësaj u ndalohet burrave të përngjasojnë me gratë në të gjitha veçoritë e tyre, gjithashtu e njëjta vlen edhe për gratë.

Pra është obligim që të kemi kujdes nga të gjitha këto, burrat dhe gratë duhet të dallohen secili prej tyre me veçoritë e veta të zakonshme, fizike dhe morale.

Allahu e di më së miri.

AbdurRahman El-Berrak

20/11/1425 h.

Përktheu: Suad Hoxha

——————————–

[1] Ahmedi, Buhariu, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

[2] Ebu Davudi dhe Ahmedi