Pyetja:

Formën e namazit tek meshkujt dhe femrat dhe për çdo dallim a ka mundësi argument? Nëse ka mundësi që të ma tregoni mënyrën e drejtë për uljen e gruas në namaz, poashtu shpresoj të na tregoni mënyrën se si ulen meshkujt në namaz.
***

Përgjigjja:

Allahun e falënderojmë!

(Fetvaja nr.1)

Falënderimi i takon Allahut. Namazi i gruas është plotësishtë si namazi i burrit në çdo aspekt, në sexhde, në ulje dhe në gjërat tjera dhe kjo për shkak të argumenteve në vijim:

1. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur” [1], ky urdhër u adresohet meshkujve dhe femrave.

Shejh Albani ka thënë: “Ashtu siç u tregua në formën e namazit të Pejgamberit ﷺ, meshkujt dhe femrat janë të njejtë në formën e namazit dhe nuk ka argument nga Sunneti i cili i përjashton gratë nga kjo dispozitë, bile thënia e Pejgamberit ﷺ: “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur” i përfshin që të dy palët.”

2. Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”Me të vërtetë femrat janë motrat e meshkujve.“

A’xhluni ka thënë: “Thotë ibn Kattan: Ky hadithi është i dobët nga transmetimi i Aishes, kurse është i vërtetë nga transmetimi i Enesit.”
El-Hattabi ka thënë: “Nga dispozitat në hadith: Kur të adresohet dispozita për meshkujt kjo i përfshinë edhe femrat, përpos në vende të veçanta, për të cilën veçori ka argumente tjera.”

Kanë thënë disa dijetarë: Femra në namaz nuk ulet sikur mashkulli dhe janë argumentuar për këtë me dy hadithe të dobët.

Thotë El-Bejheki: “Janë transmetuar në këtë çështje dy hadithe të dobët, nuk është për t’u argumentuar me ndonjërin prej tyre, hadithi i A’ta ibn Axhlan dhe hadithi i Ebu Muti’ el-Belhi

(Fetvaja nr.2)

Shejh Ibn Baz, ka thënë, si përgjigje ndaj pyetjes së një motre nga Kenija për këtë çështje:

“Falënderimi i takon Allahut. E vërteta është se nuk ka dallim mes namazit të mashkullit dhe namazit të femrës, kurse çfarë kanë thënë disa prej dijetarëve të fik’hut, se ka dallim, për këtë nuk ka argument. Hadithin të cilin e keni përmendur në pytjen tuaj: “Faluni ashtu siç më shihni duke u falur” i përfshin të gjithë dhe kjo vlen për ligjet tjera të Islamit të cilat vlejnë për të dy gjinitë, përpos nëse ka argument për ndonjë veçim…” Allahu e di më së miri.

Nurun ala derb, 2799

—————————–

[1] Buhariu