Përgjigjja:
Ai person i cili tallet me muslimanen ose muslimanin për shkak të kapjes së tyre për fenë Islame është jobesimtarë (qafir), qoftë kjo tallje me hixhabin/nikabin plotësisht sheriatik apo tjetër. Ka ardhur në transmetim prej Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ka thënë një njeri në betejën e Tebuk-ut në një ulje me sahabët tjerë: “Nuk kemi parë sikur këta lexuesit tanë, më barkëmëdhenjë dhe më rrenacak në gjuhët e tyre dhe më frikacak në luftë” Në këtë rast njëri prej të pranishmëve i thotë: “Ti je duke thënë gënjeshtër dhe ti je munafik (hipokrit), unë do ta njoftoj Pejgamberin ﷺ“, dhe arriti lajmi deri te Pejgamberi ﷺ dhe zbritën ajetet për këtë çështje. Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka thënë: “Dhe unë e shihja atë personin tallës se ishte i kapur për litarin e deves së Pejgamberit ﷺ se si i merte nëpër këmbë zvarrë gurëzit dhe duke thënë: “O i Dërguari i Allahut ne vetëm ishim duke u tallur dhe duke luajtur” dhe Pejgamberi ﷺ thoshte: “Thuaj: A me Allahun, me ajetet e Tij dhe me Pejgamberin e Tij ju po talleni?! Mos u arsyetoni se keni bërë kufër pasi që keni besuar. Ne e falim njërin grup tuaj dhe e dënojmë grupin tjetër, përshkak se ishin kriminelë.” (Teube: 65–66) Pra Allahu e ka bërë talljen me besimtarët sikurse talljen me Allahun, me ajetet e Tij apo me Pejgamberin e Tij”.
Shejh AbdulAziz Ibn Baz
Përktheu: Enis Arifi