Pyetja:

Çfarë ndodh me atë person që i lutet të vdekurit?

***

Përgjigjja:

Nga Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmetohet se ka thënë: Profeti ﷺ ka thënë: “Kush vdes duke lutur dikë tjetër përveç Allahut do hyjë në zjarr.” [1]

Domethenia e këtij hadithit është se kush i lutet të vdekurit, ndonjë njeriu të mirë apo pemës, apo ndonjë engjëlli etj., ai i ka bërë shok Allahut dhe e ka konsideruar atë të adhuruar bashkë me Të. Ky veprim konsiderohet shirk i madh dhe i bëhet obligim përjetësia në zjarr të xhehenemit atij që vdes në këtë gjendje.

Shejh Ibn Baz, “Mexhmul fetaua ue mekalat” vëll. 5

Përktheu: Unejs Sheme

——————–

[1] Buhariu