Pyetja:
Nëse dikush thotë: Një person ka abdes, dhe përpiqet ta mbajë ujin e hollë dhe gazrat, por nëse e prish abdesin, nuk ka ujë që të marrë abdes, a mund të themi: “Kryej nevojën dhe më pas merr tejemum për të falur namazin”, apo mund të themi: “Falu në gjendjen që je, duke u perpjekur të mbash nevojën”?
***
Përgjigjja:
Themi kryeje nevojën tënde dhe merr tejemum, dhe mos u fal duke u përpjekur në mbajtjen e jashtëqitjes, sepse namazin nëse e fal me tejemum nuk është e papëlqyeshme sipas unanimitetit te dijetarëve, ndërsa falja e namazit duke u perpjekur në mbajtjen e saj është e ndaluar, e papëlqyeshme, dhe ka prej dijetarëve që e ndalojne rreptësisht.
Namazi nuk pranohet nëse falesh duke u përpjekur në mbajtjen e jashteqitjes, sepse Profeti ﷺ ka thënë : ”Nuk pranohet namazi kur ushqimi është i shtruar dhe kur perpiqesh për të mbajtur jashtëqitjen.”
Shejh Salih ibn Uthejmin, Sherhul Mumti (3/236)
Përktheu: Junus Telezi