Pyetja:
Çfarë është vendimi fetar për zbathjen e çorapes (mestes) apo të një pjese të saj, me qëllim që njeriu të kruajë këmbën apo të largojë diçka që i është ngjitur për të si: guralecë apo gjëra të ngjashme?
***
Përgjigjja:
Nuk ka gjë të keqe nëse njeriu i fut duart e tij nën çorape. Ndërsa nëse i zbathë ato, atëherë duhet të shikohet, në qoftë se ka zbathur një pjesë të vogël, kjo nuk e dëmton. Mirëpo nëse i ka zbathur aq sa i duket pjesa më e madhe e këmbës, atëherë kjo e zhvlerëson mes’hun mbi to në të ardhmen.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, “Min el-ahkam el-fikhijje fi et-tahareti ues-salati uel-xhenaiz”
Përktheu: P. Përçuku