Pyetja:

A e prish abdesin prekja e organit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Transmetohet nga Talk bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: Një burr tha: Preka organin tim gjinital. Ose ka thënë: Personi prek organin e tij gjinital në namaz, a ka detyrë të marr abdes? Profeti tha: “Ai është pjesë e jotja.” [1]

Transmetohet nga Busrah bintu Safvan (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai që e prek organin e tij gjenital duhet të marr abdes.” [2]

Shejh Salih el-Feuzani: Të dyja këto hadithe nga konsteksti jashtëm bien në kontradikt me njëra-tjetrën. Ngase hadithi i Talk bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se prekja e organit gjenital nuk e prish abdesin. Ndërsa hadithi i Busras (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se ajo (prekja) e prish abdesin. Nisur nga kjo dijetarët janë kundërshtuar për këtë çështje në dy fjalë:

Fjala e parë: Prekja e organit gjinital nuk e prish abdesin. Duke punuar me hadithin e Talk bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ajo është fjala e tij : “Ai është pjesë e jotja.” Ky është medh’hebi hanefi dhe një transmetim nga imam Ahmedi. [3] Ashtu siç nuk prishet (abdesi) kur njeriu prek dorën e tij, ose këmbën e tij, ose fytyrën e tij, po ashtu abdesi nuk prishet kur ai prek organin e tij.

Kanë thënë: Ky është më i saktë se hadithi i Busras dhe punohet me të.

Fjala e dytë: Prekja e organit gjenital e prish abdesin. Duke punuar (bazuar) me hadithin e Busras (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Dijetarët e kësaj fjalë janë përgjigjur për hadithin e Talk bin Ali edhe pse është autentik- se ky gjykim supozohet të ketë qenë në fillim të islamit e më pas e abrogoi (shfuqizoi) hadithi i Busras (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ngase Talk bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka shkuar në Medine (bëri hixhret) para se të ndërtohej xhamia e të Dërguarit të Allahut . Ndërsa hadithi i Busras (Allahu qoftë i kënaqur me të!), është më i vonë se ai i Talk bin Ali. Prandaj nëse dy hadithe bien në kontradikt njëri me tjetrin -duke qenë të dy të saktë- dhe nuk ekziston mundësia që të bashkohet mes tyre të dyve, në këtë rast hadithi që është më i mëvonshëm e shfuqizon të parin (të hershmin). Kështu që hadithi i Busras është abrogues (shfuqizues) i hadithit të Talk bin Ali.

Prej dijetarëve ka të tillë që kanë bashkuar mes dy haditheve duke thënë: Hadithi i Talk bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) bën fjalë për atë që e prek organin e tij mbi rrobat e tij (e jo direkt). Ndërsa hadithi i Busras radijAllahu anhu ka të bëjë me atë që e prek direkt (pa pengesë) organin e tij. Bazuar në një transmetim tjetër: “Kush e çon dorën te organi i tij (kush e prek atë), le të marr abdes.” D.m.th. e prek direkt pa pasur ndonjë pengesë (rrobe). Por përgjigja që është para saj është më e mirë (qëlluar): Pra, hadithi i Talk bin Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka të bëjë me gjykimin që ka qenë në fillim të islamit e më pas e abrogoi atë hadithi i Busras (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Kjo është fjala më e saktë. Pra, punimi me hadithin e Busras se prekja e organit e prish abdesin.

“Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

——————————

[1] Ibën Hibbani

[2] Tirmidhiu dhe Ibën Hibbani

[3] “El-Mebsut” (1/66) dhe “El-Mugnij” (1/241)