Pyetja:

Ç’është sexhdeja e harresës (sehvi sexhdeja) dhe në cilat raste bëhet ajo?

***

Pergjigjja:

Sexhdeja e harresës është vaxhib kur shtojmë ose lëmë diçka mangët në namaz. Bëhet në fund të namazit: japim selam në anën e djathtë, i bëjmë dy sexhde, pastaj japim selam në të dy anët. Sexhdeja e harresës është e kërkuar atëherë kur një njeri që falet shton diçka në namaz që është prej tij, por jo e kërkuar në moment.

Ajo kërkohet edhe kur lëmë ndonjë veprim që është sunet, apo e lëmë leximin e Fatihas ose duan e Kunutit , Teshehudin, tekbiret e bajrameve, kur imami lexon me zë në namaz i cili duhet të lexohet pa zë, ose lexon pa zë në namaz i cili duhet lexuar me zë. Harresa e imamit ia bë të domosdoshme sexhden edhe mu’temit (personi që falet pas imamit), por nëse nuk e bën sexhden imami, nuk e bën as mu’temi. Kur mu’temi harron, nuk i kërkohet sexhdeja as imamit as mu’temit.

Poqese dikush harron uljen e parë, dhe në moment kur i kujtohet është më afër uljes, ulet dhe e lexon teshehudin. Mirëpo, po që se është më afër kijamit nuk ulet, por bën sexhde të harresës. Ndërkaq, nëse harron të ulet në uljen e fundit dhe ngrihet në reqatin e pestë, kthehet sërish në ulje derisa nuk ka bërë sexhden e reqatit të pestë dhe bën sexhde të harresës.

Ndërsa, kur e bën sexhden e reqatit të pestë atëherë prishet namazi farz dhe shndërohet në namaz nafile, prandaj duhet t’i bashkangjes këtij reqati edhe reqatin e gjashtë. Përndryshe, nëse ulet në reqatin e katërt sa të këndojë teshehudin dhe pastaj ngrihet në reqatin e pestë pa dhënë selam duke menduar se ëshë në uljen e dytë, kthehet në ulje derisa nuk e ka bërë sexhden e reqatit të pestë, jep selam dhe bën sexhde të harresës, por nëse e bën sexhden e reqatit të pestë, i shton atij edhe një reqatë tjetër dhe bën sexhde të harresës, kurse namazi i tij është plotësuar.

Dy reqatët e falur tepër janë mirë për të. Kur dikush në namaz dyshon dhe nuk din a ka falur tre ose katër reqatë, kur kjo është hera e parë që i ndodh, e fillon namazin nga fillimi. Në rast se kjo i ndodh shpesh, atëherë plotëson namazin mbështetur në hamendjen e tij, nëse ka, nëse jo, plotëson namazin mbështetur në qëndrim të saktë (jekin).

(Muhtesaru’l Kudur, në Kapitullin: Babu’s-Suxhudi’s-Sehvi)
(Breziiri)