Pyetja:
Cilën dua duhet ta themi në mbarim të leximit të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe?
***
Përgjigjja:
Për leximin e Kuranit me përkthim të kuptimeve të mundshme të ajeteve në gjuhën shqipe, nuk ka dua të veçantë që duhet të lexohet, ngase për këtë nuk kemi asnjë argument nga vetë Kurani dhe as nga hadithet e Muhamedit ﷺ. Për më tepër, leximi i përkthimit të kuptimeve të mundshme të ajeteve kuranore është mirë për ta ditur kuptimin, por nuk konsiderohet ibadet për nga vetë leximi sikur që bëhet leximi në origjinal, pra në gjuhën arabe.
Të këshillojë para se të fillosh ta lexosh përkthimin lute Allahun në gjuhën tënde që e kupton që të të japë vullnet dhe të kuptuar të drejtë të ajeteve, e kur të e mbarosh, atëherë falënderoje Allahun dhe lute që të të forcojë të veprosh në bazë të asaj që e përmban Kurani.
Allahu e di më së miri!
Dr. Shefqet Krasniqi