Pyetja:

A lejohet të vonohet varrimi i xhenazes për shkak të pritjes së ndonjë të afërmi?

***

Përgjigjja:

Nuk duhet të vonohet varrimi bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ ku thotë: “Shpejtoni në përgatitjen e kufomës”.
Islami në çdo situat ofron zgjidhje, në këso lloj rrethanash dijetarët islam shpjegojnë se namazi mund t’i falet edhe pas varrimit (dhe ky akt është një ngushëllimi shumë i madh për atë që s’ka prezentuar në varrim) mbështetur në rastin e asaj gruajes që kujdesej për xhami dhe kur kishte vdekur ishte varrosur pa praninë e Pejgamberit ﷺ kur dëgjoi Pejgamberi ﷺ u tha shokëve të vet më dërgoni te varri i saj dhe ia fali namazin e xhenazes.

Ibrahim Beqiri