Pyetja:

A lejohet bashkimi i namazeve në udhëtim?

***

Përgjigjja:

Pjesa dërmuese e dijetarëve të Selefit (gjeneratave të para të Islamit) dhe Halefit (dijetarëve të mëvonshëm) e lejojnë bashkimin e namazeve si të drekës me ikindinë dhe të akshamit me jacinë në rast udhëtimi, aplikohet bashkimi i hershëm në fillim të kohës psh: drekën me ikindinë (në kohë të drekës), apo akshamin me jacinë (në kohë të akshamit) dhe bashkimi i vonshëm: drekën me ikindinë (në kohë të ikindisë) apo akshamin me jacinë (në kohë të jacisë) kështu mendojnë: Umer ibn Hatab, Uthman ibën Afan, Sead ibën ebi Vekas, Usame bin Zejd, Ibni Umer, Ibni Abas dhe Ebu Musa Eleshari, këtë qëndrim e mbështesin edhe Tavusi, Muxhahidi, Ikreme, Zejd ibën Esleme, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Ebi Theur, Ebi Jusuf, Muhamed bin Hasen dhe Ibnul Mundhir.

Ndërsa, Hasan el Basri, Muhamed bin Sirin, Mekhuli, Ibrahim Nehaiu dhe Ebu Hanife me disa nxënës të tij mendojnë se: nuk lejohet bashkimi i namazeve për shkak të udhëtimit, me përjashtim në Arafat në kohë të drekës falen:dreka me iqindinë dhe Muzdelife në kohë të jacisë falen: akshami me jacinë për shkak ritualeve të Haxhit dhe udhëtimit maratonik që bëhet në ato vende të shenjëta.

Ismail Beqiri