Pyetja:
Kam një pyetje rreth fejesës: A është e lejuar puthja me të fejuarin apo edhe
ajo numërohet si marrëdhënie seksuale?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Me të fejuarin nuk lejohet as takimi i vetmuar, e të mos flasim për gjëra të tjera. I fejuari është djali me të cilin i keni këmbyer premtimet për martesë dhe lidhja e juaj mbetet e kufizuar derisa atë ta firmosni me kryerjen e aktit të kurorëzimit respektivisht martesës. Puthja nuk numërohet si marrëdhënie seksuale, por është një gjë që iu ndalohet çifteve të pamartuara dhe ajo është një rrugë që çon deri te vet marrëdhëniet seksuale. Allahu ju ruajtë prej të gjitha gjynaheve, të mëdha qofshin ato apo të vogla!
Muhamed Dërmaku