Pyetja:
Jam me gjidhënie. A më lejohet ta ndërpres ndonjë ditë për ta ushqyer më shumë fëmijën?
***
Përgjigjja:
Nëse specialisti-ja i-e pediatrisë ju këshillon që fëmija juaj ka nevojë për ushqim më tepër gjë që nuk mund të arrihet pa u ushqyer edhe ju gjatë ditës, lejohet të mos agjëroni tani dhe t’i kompensoni ato ditë me aq ditë kur liroheni nga gjidhënia. Por nëse fëmija është më i madh dhe krahas ushqimit me qumështin e nënës ushqehet edhe me gjëra të tjera dhe kështu, nuk varet vetëm prej gjirit, atëherë agjëroni tani, pasi agjërimi i ditës në Ramazan është më i vlefshëm shumë se kompensimi i asaj dite jashtë Ramazanit edhe nëse të lejohet për ndonjë arsye.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku