Pyetja:

Jam muslimane e martuar me katolik. Atë e kam marrë me dëshirën time dhe jetojmë mirë. Por, më pengojnë fjalët që fliten tek ne shqiptarët për katolikët e për muslimanët. Të gjithë jemi njerëz.

***

Përgjigjja:

Musliman d.m.th. të besosh se Allahu është Një, nuk ka shok, as rival, ka krijuar gjithçka që  shohim dhe çka nuk shohim. Ai është Furnizuesi i çdo krijese, Ai i vdesë dhe i ngjallë krijesat dhe nuk lejon t’i bëhet asnjë shok apo ndërmjetësues në adhurim. Ka dërguar pegamber të  cilët janë prej nënave të ndryshme por kanë një fe e ajo është se Ai është i vetmi Zot dhe çdo gjë tjetër është krijesë që ka nevojë për Të.

Nëse jeni muslimane e cila i praktikon urdhërat e Allahut ju obligoheni të ndaheni nga ai njeri ose marrëdhëniet tuaja intime llogariten zina (amoralitet).

Kurse, sa i përket asaj se ne të gjithë jemi njerëz askush nuk e mohon një gjë të tillë por,  disa njerëz e duan Zotin dhe Ai i don ata dhe kjo është e kërkuar, por ka edhe të atillë që e  duan Zotin por Ai nuk i don ata ngase ata e kanë ndryshuar mesazhin e Tij që e ka zbritur në  Tokë. E kush janë ata lexoje këtë libër me sinqeritet: “A është Bibla fjalë e Zotit?”

Lexoni edhe këto ajete:

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” (Ali Imran: 64)

Feja e pranueshme tek Allahu është Islami..” (Ali Imran: 19)

Thuaju (o i dërguar): “O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”  (Ali Imran: 64)

~Përkthim