Pyetja:
A është i obliguar gusli nëse vjen deri te puthja e organit të mashkullit apo të femrës pa ejakuluar?
***
Përgjigjja:
Nëse nuk ndodh ejakulimi nuk obligohet gusli, por duhet të merret abdes nëse ejakulon medhij (ujë i bardhë, i hollë dhe ngjitës i cili del gjatë puthjes, të menduarit. Mund të mos ndihet dalja e tij). Në këtë rast e pastron rrobën me dorë të lagur me ujë.
Sehl ibn Hunejfi ka thënë: kam pasur vështirësi nga të dalurit e medhis dhe jam pastruar shumë shpesh derisa e kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ e ai më tha: “Të mjafton të merrësh abdes nga kjo.“ Unë i thashë: Si të veprojë me atë që bie në rroba? Më tha: “Të mjafton të merrësh një grusht me ujë dhe ta pastrosh vendin ku e ka prekur ajo (medhija)”. [1]
Bedri Robaj
———————–
[1] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu