Pyetja:
A është e mundur ekzistimi i jetës, së panjohur për ne, në planetet e tjera dhe a ka krijesa të tjera përveç njerëzve dhe kafshëve?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi, ﷺ, ka thënë: “Melaqet janë krijuar prej nurit (dritës), xhinët (shejtanët) janë krijuar prej zjarrit dhe Ademi është krijuar prej dheut” (i përbërë nga mishi, kockat dhe gjaku), kjo është treguar edhe në Kuran. Pra, nga ky hadith kuptojmë se Pejgamberi, ﷺ, nuk na ka treguar se ka krijesa të tjera. Gjithashtu, në Kuran nuk ka ndonjë ajet të qartë që tregon se ka krijesa të tjera në ndonjë planet tjetër përveç atyre që u përmendën në hadithin e mësipërm.
Hussein Serraxh