Pyetja:
Si mund ta bëjë një njeri karakterin e vet të virtytshëm?
***
Përgjigjja:
Që të jesh në gjendje të jetosh një jetë të virtytshme, veçanërisht një të kujdesshme për vlerat morale dhe adhurimet, është e nevojshme të formojmë një karakter serioz, me dinjitet, te matur, vetëpërmbajtur: dhe duhet të sigurohemi që ti bëjmë këto pjesë të natyrës tonë si të ishin pjesë të personalitetit tonë. Edhe pse kjo mund të duket e thjeshtë, nuk është një çështje aq e lehtë.
Si shembull të asaj se si duhet ti bëjmë këto trajta pjesë të natyrës sonë, ne mund të referohemi te Profeti ﷺ, i cili thotë se një njeri duhet ta nxisë veten deri në këtë nivel: “Ky Kuran është shpallur me vuajtje. Qani kur ta lexoni. Nëse nuk jeni në gjendje që të qani atëherë, detyroni vetat tuaja.” [1]
Me fjalë të tjera, lexojeni Kuranin duke qenë i qetë ne zemër dhe shpirtë. Nga kjo pikëpamje, mund të jetë nevoja që ju të merrni hapa te detyruar para se ti arrini pikat e lartpërmendura; dhe për këtë arsye ju mund te hasni ne kritika prej njerëzve që nuk e njohin thellësinë e kësaj çështje. Si do që të jetë, ju nuk duhet të ngatërroheni nga këto gjëra; sepse në këtë rrugë keni synim vetëm arritjen e Atij.
Le ti shohim disa shembuj të tjerë nga cilësitë e virtytshme. Unë besoj se edhe shmangia nga bisedat e kota bën pjesë në ato principe. Fjalët e tepërta mund të shkaktojnë dikë që të bëj gabime te shumta, te cilat më tutje mund të qojnë në pasoja të padëshirueshme. Profeti ﷺ pa u pyetur nuk fliste, përveç në rastet kur e shihte të nevojshme ta shpjegoj ndonjë temë. Duke ndjekur hapat e Tij, edhe Shokët e Tij vepruan në të njëjtën mënyrë.
Për shembull, është treguar se Ebu Bekri r.a, heroi i besnikërisë, e vendoste një guralec në gojë në mënyrë që t’i shmang bisedat e kota. Kur ishte e nevojshme të fliste e largonte atë, fliste, dhe pastaj pasi përfundonte e vendoste prapë. Edhe pse unë nuk kam gjetur burime të sigurta për këtë, mua s’me është dukur dhe nuk më duket si diçka jashtë mundësive që të ndodh. Një njeri i atij kalibri mund ta kishte bërë një gjë të tillë në mënyrë që ta disiplinojë veten e tij. Tregohet nga burime të sigurta se përderisa ishte afër Profetit ﷺ pas emigrimit në Medinë, Ebu Bekri r.a s’kishte folur më shumë se disa qindra fjalë. Kjo mund të shërbejë si provë për historinë e nevojshme.
Nëse fjalët e një personi shpjegojnë diçka lidhur me botën e zemrave, shpirtave apo mendjeve dhe nëse i ndriçon të tjerët në lidhje me këto çështje, atëherë te folurit është i dobishëm. Të gjitha bisedat tjera mund të quhen të kota. Si mundet një fe që ndalon të shpenzuarit e ujit gjatë avdesit, ta konsideron të lejueshme shpenzimin e xhevahireve të tillë si fjalët, të cilat janë më të çmueshme për njeriun sesa uji?
Asketët i kanë rregulluar “teprimin në fjalë”, ”teprimin në ushqim” dhe “teprimin në gjumë”, si principe themelore në jetët e tyre. Në këtë fakt, ne mund ta shohim të folurit e kotë dhe të zakonshëm si të dënueshme. Ngjashëm si të ushqyerit, prija, të veshurit, edhe të folurit duhet të bëhet ekonomikisht; numri i fjalëve për shpjegimin e një ideje apo teme duhet llogaritur dhe pastaj të veprohet sipas asaj llogarie. Fjalimet duhen bërë në atë mënyrë që fjalët të mos shpenzohen – dhe si pasojë as koha nuk humbet. Të folurit duke matur dhe filtruar çdo fjalë është një detyrë morale. Të fituarit e këtij virtyti dhe bërja natyrale e tij merr shumë kohë dhe mund.
Asketizmi – do më thënë braktisja e kënaqësive të botës dhe i përjetimeve fizike- është shumë i rëndësishme. Asketizmi zë një vend të rëndësishëm të ndjekësit me vetëdije shpirtërore, dhe kjo është përmendur nga Pejgamberi ﷺ si një dinamik e rrugës shpirtërore shumë para se të konsiderohej pjesë e një disipline sofiste. Duke mos i vlerësuar botën dhe gjërat që ndodhin më shumë se sa që iu takon, duke mos pasur pritshmëri, dhe të qenurit me dinjitet në atë mënyrë që te mos kemi dëshirë për trashëgimi-këto bëhen pjesë të domosdoshme për çdo besimtar, veçanërisht për ata të përkushtuarit rreth një kauze madhore.
Në fillim, marrja e një qëndrimi të tillë ndaj pasurisë, statusit shoqëror, famës, etj., në çdo aspekt të karakterit është shumë e vështirë. Por duke filluar me gjëra të vogla pastaj duke kaluar te gjërat më të mëdha, ato do bëhen pjesë e natyrës sonë. Mund të fillojë me gjëra si: “është e mjaftueshme që të kem vetëm një rrobë sot, nuk është nevoja për ndonjë tjetër. Përndryshe, unë do ta dua një të tretë, pastaj një të katërt.” Kjo është praktika e të dërguarit të Allahut ﷺ për një jetë asketike.
Ne sigurisht që mund ta formojmë një listë më të gjatë se me vetëm dy virtyte, si të qenurit serioz në çështje karakteri, largimi i shikimit prej pamjeve të ndaluara, shmangia e vetë lavdërimit, etj. Por këto janë pjesë të përshtatshme për ta filluar rrugëtimin për tek virtytshmëria.
Praktikimi i besimit, p.sh., adhurimi, është po ashtu një çështje që kërkon përpjekje konstante. Fillon me në fillim të falurit në kohë ,pa vonesa; të falurit me dashuri dhe entuziazëm në atë nivel që Zoti të na i hap dyert e pranimit. Ne nuk falur si të ishim duke u liruar nga një barrë e madhe.
Sigurisht, përjetimet e plota të namazit nuk mund të arrihen menjëherë. Por, një personi mund ti bëhet natyrale duke u përpjekur vazhdimisht. Më saktësisht, ai duhet ta bëjë këtë. Në fund, pavarësisht dëshirave të pavarura të egos, një person duhet të jetojë në atë mënyrë që ta jep veten për këtë çështje. Për ta bërë këtë , elementet që e bëjnë një person njeri duhet qenë natyrale për ta.
——————————-