Pyetja:

Si të ndërtojmë raporte të shëndosha me fëmijët tanë?

***

Përgjigjja:

Në kohën në të cilën po jetojmë jo rrallë herë gjejmë prindërit nuk kanë raporte të shëndosha me fëmijët e tyre. Prindërit duhet vazhdimisht të hulumtojnë për metoda efikase për edukimin e fëmijë, e kjo më së lehti bëhet duke e studiuar historinë profetike të Pejgamberit ﷺ dhe duke u munduar e përpjekur fort për t’i jetësuar praktikisht mësimet e selefu salih (gjeneratave të arta të muslimanëve).
Ne ju këshillojmë tre pyetje pyete fëmijën tënd çdo ditë para gjumit:
•Ç’farë të gëzoi sot?
•Ç’farë të mërziti sot?
•Ç’farë gjëje të re mësove sot?

Kjo bisedë e ndihmon fëmijën që të hapë zemrën ty, duke të treguar si e kaloi ditën e tij, ndërsa ti vetëm dëgjoje në heshtje. Shfaqjen e gëzimit kur tregon për çka atë e ka gëzuar dhe shfaqjen e mërzitjes kur tregon për çka e ka mërzitur, dhe ndjenja e krenarisë kur të tregon për ato gjëra që i ka mësuar gjatë ditës së tij.
Kjo bisedë do t’u bëjë dobi fëmijëve nga disa anë:
•Do të mësojë si të sillet me të tjerët në mënyrë pozitive.
•Do të ndihmojë ty, të mësosh çka ka kaluar fëmija yt gjatë ditës.
•Do të ja shtosh dashurinë e të mësuarit dhe do ta nxisësh që çdo ditë të mësojë diçka të re.
•Do t’i mësosh fëmijës tënd mënyrën e shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve të tij në mënyrë të bukur.
•Rast i përshtatshëm për ti mësuar fëmijës obligimin e falënderimit ndaj Zotit të Lartësuar për të mirat që na ka dhënë dhe na gëzojnë çdo ditë, gjithashtu e mësojmë si t’i lutemi Atij me përkushtim që të na ruajë dhe të largojë prej nesh çdo gjë që na mërzit.

Përktheu: F. Gurra