Pyetja:

A lejohet nxitja e muslimanëve për të dhuruar ndihma, më ane të postimit të fotove që tregojnë muslimanë të vrarë dhe të plagosur?

***

Përgjigjja:

Kjo çështje nuk është e drejtë dhe nuk lejohet postimi e publikimi i fotove, me qëllim që muslimanët e tjerë te japin ndihma për vëllezërit e tyre, por mjafton që të përcjellin situatën e tyre të rëndë që përjetojnë pa qenë nevoja të shfaqin foto, sepse ky është përdorim i ndaluar, është mbingarkesë që Allahu nuk na e ka bërë detyrë dhe ndikon në dobësimin e pesimizmin midis muslimanëve, sepse kur shfaqen foto të tilla në syte e njerezve, atëherë kjo shkakton panik tek muslimanët dhe frikë nga armiku. Detyrë për muslimanin është që të mos i shfaq foto të tilla që tregojnë fatkeqësi të muslimanëve dhe as nga ata që tregojnë muslimanë të vrarë, të gjymtuar e të plagosur, por i fshehin ato për të mos shkaktuar dhimbje dhe mërzitje tek muslimanët.

Shejh Feuzani, “El ixhabet el muhimeh” 2/105