Pyetja:

Nëse menstruacionet përsëriten menjëherë pas agimit d.m.th. pas hyrjes së kohës së namazit të sabahut, a duhet ta agjërojë atë ditë? Nëse e agjëroj, a është i plotë agjërimi im, apo duhet të agjëroj një herë tjetër?

***

Përgjigjja:

Dijetarët kanë rënë dakord që, në këtë rast, gruaja duhet të agjërojë një ditë tjetër për të zëvendësuar agjërimin e asaj dite. Ndërsa, sa i përket agjërimit të pjesës së mbetur të ditës, ata kanë shfaqur dy mendime të ndryshme:

1- Sipas mendimit të parë, gruaja duhet të agjërojë pjesën e mbetur të ditës dhe në të njëjtën kohë duhet ta kompensojë një herë tjetër agjërimin e asaj dite.

2- Sipas mendimit të dytë, ajo nuk duhet ta agjërojë pjesën e mbetur të asaj dite, sepse agjërimi i saj nuk është i plotë, nga fakti se në kohën e fillimit të agjërimit ajo nuk e ka pasur për detyrë agjërimin e asaj dite. Meqenëse agjërimi i saj nuk është i pranuar, atëherë vazhdimi i tij gjatë pjesës së mbetur të ditës është i pakuptimtë, sepse në fillimin e kohës ajo e kishte të ndaluar atë dhe në të njëjtën kohë dihet fare mirë se përkufizimi i agjërimit në aspektin fetar është: “Lënia (për hir të Allahut) e ushqimeve, pijeve dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi i ditës, deri në perëndimin e diellit”.

Siç shihet, mendimi i dytë është më i saktë se i pari.

Shejh Ibn Uthejmin