Pyetja:

A thuhet bismilah kur marr abdes dhe ndodhem në banjo?

***

Përgjigjja:

Për thënien e besmeles para avdesit ka hadith, i cili ka transmetime të shumta. Ai, megjithëse është daif (i dobët), me transmetimet dhe rrugët e shumta forcohet. Është fjala e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Nuk ka abdes ai që nuk e ka përmendur Emrin e Allahut para tij.”

Duke u bazuar në këtë hadith imam Ahmedi është i mendimit se besmelja është një ndër veprat e obliguara të avdesit dhe nëse njeriu e lë atë me qëllim, avdesi i tij nuk është i vlefshëm, por nëse e lë nga harresa ose injoranca, atëherë avdesi i tij është i vlefshëm. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se besmelja është Sunnet dhe jo obligim. Ata thonë se kuptimi i fjalës “Nuk ka avdes” është për përsosmërinë e avdesit dhe jo mohim i esencës së avdesit. Ata kështu e interpretojnë këtë hadith.

Thënia e besmeles në nevojtore, në të cilën nuk ka papastërti, por që është vetëm një vend për kryerjen e nevojës dhe pastaj lëshohet uji dhe ajo mënjanohet dhe nuk mbetet asnjë shenjë prej saj… kjo nuk e merr normën e nevojtoreve. Nevojtore quhen ato në të cilat papastërtitë janë të pranishme dhe nuk mënjanohen.

E, sa u përket banjove, ato janë krejt ndryshe. Ato pastrohen dhe në to nuk mbetet urinë dhe jashtëqitje. Largohen me ujë dhe nuk mbetet asnjë gjurmë.

Pra, njeriu thotë “Bismil-lah”, edhe nëse është në banjo.

Shejh Salih el Feuzan, Komentimi i “Umdetul Ahkam” kaseta e parë, ana e dytë.