Pyetja:

Unë i fali pesë namazet në kohët e tyre, lexoj Kuran dhe agjëroj agjërim vullnetar. Mirëpo nganjëherë ndjej frikë për të ardhmen, në lidhje me jetesën dhe furnizimin, dhe fëmijët e mi dhe furnizimin e tyre, posaçërisht në këtë kohë. Kjo gjë më sjellë brengë, shqetësim dhe gjendje të keqe. Cila është këshilla juaj për mua në lidhje me këtë çështje?

***

Përgjigjja:

Kjo është prej shejtanit, prandaj kërko mbrojtje prej shejtanit. Vazhdo me vepra të mira dhe mos u ndal, poashtu kushtoj rëndësi të veçantë duasë. Nëse ndonjëra prej këtyre gjërave të vije në mendje, kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe mendo mirë për Allahun. Mbështetu në Allahun dhe nëse Ai dodo t’i lehtësojë gjërat.

Shejh Salih el-Feuzan

Përktheu: Suad Shabani