Pyetja:

Kur kemi frikë nga zullumi i sundimtarit

***

Përgjigjja:

Kur kemi frikë nga zullumi i sundimtarit, sipas sunetit profetik është e udhës ta themi lutjen:

All-llahumme Rabbes-semavatis-seb’i we Rabbel ‘arshil ‘adhim, kun li xharan min, – fulan ibni fulan[1],– we ahzabihi min ḣalaikike, en jefruta ‘alejje ehadun minhum ew jetga. ‘Azze xharuke, we xhel-le thenauke, we la ilahe il-la Ente.

(O Allah! Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit madhështor! Më mbroj nga dëmi i filanit të birit të filanit (përmend emrin e tij) dhe grupeve të tij prej krijesave Tua, që të mos më sulmojë ndonjëri prej tyre dhe të mos më bëjë padrejtësi! Ngadhënjyes dhe i fortë qoftë ai që të kërkon mbrojtje Ty! E lartë është lavdia Jote! Nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Teje!).[2]

All-llahu ekber, All-llahu e’azzu min halkihi xhema’an, All-llahu e’azzu mimma ehafu we ahdheru, we e’udhu bil-lahil-ledha la ilahe il-la huwel mumsikus-semawatis-seb’i en jeka’ene ‘alel erdi il-la bi idhnihi, min sherri ‘abdike fulan, we xhunuihi we etba’ihi we eshja’ihi minel xhinni wel insi. All-llahumme kun li xharan min sherrihim, xhel-le thenauke we ‘azze xharuke we tebarekesmuke we la ilahe gajruke. (Këtë e themi tri herë).

(Allahu është më i madhi. Allahu është më i fortë se të gjitha krijesat e Tij. Allahu është më i fuqishëm se krijesa që unë e kam frikë dhe i ruhem. Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu, përveç të Cilit nuk ka hyjni të vërtetë, dhe i Cili e mban qiellin të mos bjerë në Tokë e të shkatërrojë ata që gjenden mbi të; kjo ndodh vetëm me lejen e Tij (kur të bëhet Kiameti). (Pra, të lutem më mbroj) nga sherri i robit Tënd, filanit (përmend emrin e tij), ushtarët e tij, pasuesit e tij prej xhindëve dhe njerëzve. O Allah, më mbroj nga dëmi i tyre. E lartë është Lavdia Jote! Ngadhënjyes dhe i fortë qoftë ai që të kërkon mbrojtje Ty! Emri Yt është i bekuar! Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje!).[3]

 ——————————–

[1]Këtu përmend emrin e zullumqarit.

[2]Buhariu në Edebul Mufred (Sahih Edebul Mufred).

[3]Buhariu në Edebul Mufred (Sahih Edebul Mufred).