Pyetja:
Cilat janë shpërblimet e përshëndetjes me selam?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ thotë: “Nuk do të hyni në Xhenet pa u bërë besimtarë, dhe nuk mund të bëheni besimtarë të mirë (me iman të plotë) derisa ta doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka që, nëse do ta kryeni, do të duheni mes vete; përhapni përshëndetjen me selam ndërmjet jush”. [1]
Amari thotë: “Nëse ke tri veti, e përsos imanin: Të gjykosh drejt dhe t’u japësh hakun të tjerëve në gjërat që prekin interesat vetjake, t’u japësh selam të gjithë njerëzve (atyre që i njeh dhe atyre që s’i njeh) dhe të bësh mirë me pasuri edhe kur nuk ke.” [2]
Abdullah ibn Umeri tregon se një burrë pyeti Pejgamberin ﷺ se cilat janë punët më të mira të Islamit: “Pejgamberi ﷺ u përgjigj: Të japësh ushqim (nevojtarëve, mysafirëve etj.) dhe t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që s’e njeh.” [3]
——————————
[1] Muslimi
[2] Buhariu, por si thënie të Amarit.
[3] Buhariu dhe Muslimi