Pyetja:
Si bëjmë telbije kur jemi në gjendje ihrami për haxh ose umre?
***
Përgjigjja:
Telbije kur jemi në gjendje ihrami për haxh ose umre bëjmë kështu:
لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لَا شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ الْحَمْدَ، وَالنِّعْمَةَ، لَكَ وَالْمُلْكَ، لَا شَرِيكَ لَكَ.
Lebbejkall-llãhumme lebbejk, leb-bejke lã sherĩke leke lebbejk! Innel ḥamde, wen-ni’ëmete, leke wel mulk. Lã sherĩke lek!
(O Allah, unë i përgjigjem thirrjes Tënde, i dorëzohem vendimit Tënd dhe respektoj urdhrin Tënd. [E thotë herë pas here]. Kështu kam për të vazhduar gjithmonë. Ti nuk ke shok. Vërtet, lavdia dhe pushteti të përkasin vetëm Ty. Mirësitë i jep vetëm Ti).[1]
—————————–
[1] Buhariu dhe Muslimi. [Telbija është formula e dhikrit të mësipërm që thuhet me zë në gjendje ihrami. Ajo tregon përgjigje ndaj thirrjes së Allahut të Lartësuar për të bërë haxh te Qabeja].