Pyetja:
Cila është lutja më e mirë të thuhet në ditën e Arafatit?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lutja më e mirë është lutja e ditës së Arafatit, dhe dhikr-i më i mirë që kam bërë unë dhe lajmëtarët (enbijatë) para meje është:
“Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.”
(Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashoq! I Tij është pushteti dhe Atij i takon lavdia! Dhe Ai për gjithçka është i Plotpushtetshëm!).
Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).